Austri, njoftimi i kancelarit: Do pezullojmë Schengenin

Austria ka vendosur të anulojë përkohësisht rregullat e Schengenit mbi lëvizjen e lirë në Europë. Ka qenë vetë kancelari Werner Faymann ...


Austria ka vendosur të anulojë përkohësisht rregullat e Schengenit mbi lëvizjen e lirë në Europë.

Ka qenë vetë kancelari Werner Faymann që ka dhënë njoftimin në një intervistë për gazetën lokale “Oesterreich”.

Bashkë me pezullimin e Schengen, Faymann ka njoftuar se kontrollet e personave që do të hyjnë në austri do të vazhdojnë të përforcuara.

Pezullimi i Schengenit, veprim që pas Austrisë mund të ndiqet nga vende të tjera perëndimore, ishte i pritshëm për shkak të fluskit të emigrantëve nga vendet arabe dhe Afrika drejt vendeve të Europës.

Krahas emigrantëve, një tjetër rrezik përbën edhe terrorizmi. Sipas autoriteteve evropiane, Schengeni u ka mundësuar militantëve të lëvizin të lirë në kontinetin e vjetër e të organizojnë atentate, si ai i 13 nëntorit në Francë.

Për t’u bërë ballë këtyre sfidave, edhe Italia është shprehur e gatshme të rivendosë kontrollet, ndërkohë që Suedia dhe Danimarka i kanë vendosur tashmë masat shtrënguese.

Related

Bota 7771538187474999161

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item