Arrestohet El Chapo Guzman, nr.1 i trafikut botëror të drogës (VIDEO)

Autoritetet meksikane kanë bërë të ditur se kanë arrestuar trafikantin më të madh të drogës në botë, El Chapo Guzman. Trafikanti u ...


Autoritetet meksikane kanë bërë të ditur se kanë arrestuar trafikantin më të madh të drogës në botë, El Chapo Guzman.
Trafikanti u arratis para disa muajsh nëpërmjet një tuneli të hapur poshtë ëc-së së qelisë së tij.
Lajmi i arratisjes së tij dhe i fototve të mëpasme të publikuara prej tij bëri bujë anembanë globit.
Guzman ka qenë lideri i kartelit të rogës Sinaloa i cili furnizonte SHBA-të ilegalisht me drogë.
Ai i rikap nga policia në vitin 2014 dhe u paraqit si një fitore e madhe e qeverisë meksikane, por burgimi i tij nuk zgjati më shumë se disa muaj.
Guzman kishte arritur të arratisej edhe në vitin 2001 nga një burg i sigurisë së lartë në Meksikë duke u fshehur në një kosh lavanterie.
Ai ishte duke vuajtur dënimin prej 20 vjetësh pasi u arrestua në 1993 në Guatemala.
Guzman themeloi kartelin e drogës të quajtur Sinaloa dhe brenda pak vitesh u bë një ndër kartelet më të mëdhenj në Meksikë në vitet ’80.
Vlerësohet që Guzman të ketë një pasuri prej mbi një miliard dollarësh.

Related

Bota 8228665532692095028

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item