Arrestohet babai: Kishte bërë tetë fëmijë me vajzën e tij

Policia në Argjentinë ka arrestuar një burrë, që akuzohet se ka bërë tetë fëmijë me vajzën e tij gjatë 22 viteve terror. Domingo Bul...


Policia në Argjentinë ka arrestuar një burrë, që akuzohet se ka bërë tetë fëmijë me vajzën e tij gjatë 22 viteve terror.
Domingo Bullicio, 56 vjeç, e ktheu vajzën e tij Antonia (NE FOTO POSHTE DUKE U INTERVISTUAR NGA NJE GAZETAR) në një skllave seksi kur ajo ishte 15 vjeç, pasi e shoqja e braktisi.
Ai u arratis nga prona e tij kur mbërriti policia, e cila ishte lajmëruar nga viktima, vajza 37-vjeçare e tij.
Policia e arrestoi pas një muaji.
Antonia është analfabete.
Ajo tha “që nga momenti kur mamaja iku, unë u bëra gruaja e babait tim”.
“Ka abuzuar me mua që kur isha nëntë vjeç. Më rrihte dhe më lidhte për tavolinë, kur më shihte duke folur me fqinjin ose kur donte të abuzonte me mua”.
“Më kërcënonte vazhdimisht dhe kisha frikë për jetën. Më thoshte se do më vriste nëse tregoja”.
“Kam frikë për jetën time dhe të fëmijëve pasi kam nisur të marr kërcënime nga vëllezërit e babait që të tërheq padinë”.
“Ata nuk janë të shqetësuar për atë që ka ndodhur. Dua që babai të kalbet në burg. Dua drejtësi”.

Related

Kronika 2049632917983744055

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item