Armina: Ju rrëfej takimin tim të parë me Sali e Liri Berisha

Duket se luksin që ka për tu veshur mjaft mirë e për ta shfaqur atë në publik, kjo edhe nëpërmjet postimit te shumta në rrjetet socia...


Duket se luksin që ka për tu veshur mjaft mirë e për ta shfaqur atë në publik, kjo edhe nëpërmjet postimit te shumta në rrjetet sociale, Armina Mevlani nuk dëshiron t’ia pasojë fëmijëve të saj.
E ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë” në “Top Channel”, Armina Mevlani është shprehur se nuk do t’i mësojë fëmijët e saj me veshje apo gjëra të tjera të shtrenjta.
Mama bëhesh siç edukohesh nga prindërit dhe unë do të jem si mami im. Nuk do t’i mësoj fëmijët e mi me veshje apo brand-e të shtrenjta,” ka thënë Mevlani në studio.
“Mendoj që fëmijët duhet të luajnë në lagje, të hanë bukë me gjalp”, ka shtuar më tej ajo, duke shpjeguar se do të dëshironte që fëmijët e saj të kishin një fëmijëri sa më të thjeshtë dhe të lumtur.
E pyetur për marrëdhënien e saj me prindërit e Shkëlzenit, ish-kryeministrin Sali Berisha dhe bashkëshorten e tij Liri Berisha, Armina ka thënë se me ta ka një marrëdhënie shumë të mirë dhe se e kanë mirëpritur që në njohjen e parë në një drekë familjare, raporton Albeu.
“Nëse ke mbështetje nga vjehrra që në fillim, atëherë çdo gjë shkon shumë mirë,” është shprehur ajo, duke shtuar se ndryshe nga shumë raste të tjera, ajo nuk është paragjykuar në momentin që i është bashkuar familjes së partnerit.

Related

Showbiz 8929988936246682939

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item