Armët bërthamore: Ja superfuqitë që i zotërojnë

Ditët e fundit është folur shumë për armët bërthamore pas testimit të supozuar të bombës me hidrogjen nga Koreja e Veriut. Por ci...



Ditët e fundit është folur shumë për armët bërthamore pas testimit të supozuar të bombës me hidrogjen nga Koreja e Veriut.
Por cilët janë shtetet që zotërojnë armë bërthamore?
Të konfirmuar janë të paktën nëntë shtete.
SHBA, Rusia, Britania e Madhe, Franca, Kina, Koreja Veriore, India, Pakistani dhe Izraeli janë shtetet që zotërojnë armë bërthamore aktualisht.
Pjesa e Rusisë dhe SHBA-së, në të gjitha mbushjet bërthamore e përbëjnë 93 për qind të totalit botëror.
Me marrëveshjen për masat për zvogëlim të mëtejshëm dhe kufizim të armatimit ofensiv strategjik, nga të dy vendet është kërkuar ta zvogëlojnë numrin e armëve të cilat i posedojnë.
Koreja Veriore thuhet se ka më pak se dhjetë mbushje bërthamore, ndërsa Rusia ka 7500.
Vetëm pesë vende posedojnë ligjërisht armë bërthamore  dhe ato janë Kina, Franca, Rusia, Britania e Madhe dhe SHBA-ja.
Ekspertët janë skeptikë për pohimet e Koresë Veriore, por vendi të cilin e udhëheq Kim Jong Un pohoi se me sukses ka testuar bomba me hidrogjen.
Koreja Veriore e fundit ka zhvilluar armë bërthamore në vitin 2006, derisa SHBA-ja ishte e para në vitin 1945, ndërsa pastaj Rusia në vitin 1949, shkruan “Indipendet”.

Related

Top Lajm 2309877737979329054

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item