Armatosja e Kroacisë, mesazh i SHBA-ve për Serbinë, aleatin e Rusisë

Blerja e raketave amerikane laserike me shumë tyta (SVLR) M270 për nevojat e Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë nuk, mund...


Blerja e raketave amerikane laserike me shumë tyta (SVLR) M270 për nevojat e Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë nuk, mundet, thjesht, të vëzhgohet vetëm nën prizmin e pajisjes së FARK-ut, pasi bëhet fjalë për armën e fuqishme strategjike me të cilën janë pajisur dhjetë vende në botë, nga të cilat shtatë vende të fuqishme anëtare të NATO-s (SHBA, Britania e Madhe, Gjermania , Italia, Greqia, Turqia dhe Franca).
Shtrohet pyetja, si u gjend Kroacia në këtë shoqëri, përkatësisht, cilat ishin shkaqet për këtë, sepse kërcënim të drejtpërdrejt nuk ka e për këtë furnizimi me armë dritën e gjelbër duhet ta japë kreu shtetëror amerikan, shkruan portali Defender.hr.
Para së gjithash bëhet fjalë për përgjigjen amerikane ndaj skenarit të mundshëm rus të destabilizimit të rajonit të Ballkanit, Transdnjeprit dhe Detit të Zi, konkretisht Ballkanit ku Rusia ka interesa të rëndësishme.
Pra, M270 VLRS me përdorim të projektileve balistike ATacMS me diametër GM-140A – Block I deri te MGM-168 – Block IVA. me rreze veprimi prej 128-300 km, është përgjigje ndaj përpjekjeve të ngjashme ose të tilla.
Kroacia për SHBA-në është partneri strategjik më i rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor ku ka ende shumë pikë nevralgjike në të cilat llogarit Rusia me qëllim të destabilzimit të hapësirës. S’është fshehtësi se interesi kombëtar i Rusisë është gjithmonë përpjekja për krijim përçarjesh ndërmjet SHBA e BE-së si dhe ndasi ndërmjet vendeve anëtare të NATO-s e BE-së, siç është rasti te Siria e Ukraina.
Serbia, Maqedonia , Bosnja e Hercegovina, Kosova dhe Mali i Zi, transmeton Koha.net, janë në sferën e interesave ruse dhe përpjekja e Rusisë është që këto shtetet të mos i lërë të hyjnë në integrimet euroatlantike, para së gjithash në NATO.
Kjo marrëveshje në relacionin SHBA – Kroaci, në të vërtetë është mesazh Serbisë, aleatit më të madh të Rusisë në Ballkan se koketimi i saj, jo vetëm politik por edhe ushtarak me Rusinë ka kufij. SHBA mendon se Serbia, varshmëria e saj energjetike nga Rusia si dhe minoriteti serb në vendet fqinje, nuk mund dhe nuk do të jenë mjet rus për destabilizim të rajonit të Ballkanit.
Sado që është në procesin e bisedave për anëtarësim të plotë në BE, Serbia nuk zbaton sanksionet ndaj Rusisë e as politikën e përbashkët të BE-së në Punë të Jashtme e të Mbrojtjes, ndërsa në Perëndim janë paraqitur gjithnjë më shumë ide se, për mos respektim të tillë, vendeve në negocim për anëtarësim duhet t’u bllokohen bisedat.
Veç kësaj, kreu shtetëror serb tash e disa javë ka ashpërsuar retorikën ndaj BE-së lidhur me Kosovën, duke protestuar se BE-ja në kapitujt e vet negociues kërkon nga Serbia gjoja njohjen e Kosovës si kusht për anëtarësim të plotë, gjë që nuk është e vërtetë.
Kjo politikë serbe e ashpërsimit të marrëdhënieve me BE-në sikur është e porositur nga Moska.
Rusia nuk është aktive vetëm në Serbi kur bëhet fjalë për konfliktin NATO-BE.
Në fund të nëntorit kemi qenë dëshmitarë të demonstratave të partisë opozitare Fronti Demokratik në Mal të Zi që kërcënonte me kaos politik vendin dhe me konflikte dimensionesh të mëdha, e të gjitha këto për shkak se Mali i Zi kishte marrë ftesën për anëtarësim të plotë në NATO. Rusia tërthorazi ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në këto protesta.
Politika gjithnjë më aktive e Rusisë ndaj Serbisë dhe minoriteteve serbe në vendet fqinje: Bosnje e Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoni dhe Kosovë, është pjesë e planit më të madh, qëllimi i të cilit është pengimi i integrimit të vendeve ballkanike në strukturat euroatlantike dhe mbajtja e jostabilitetit dhe e konflikteve në afërsi të BE-së.
Supozimi bazik rus se Serbia, shteti më i madh në rajon, është rrethuar me vendet me minoritete serbe është, sipas Rusisë, është garanci për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Moska po shfrytëzon shumë instrumente për presion ndaj Beogradit – që nga varshmëria e rritur për energji, kundërshtimin e Serbisë kur bëhet fjalë pozita e Kosovës si dhe kundërshtimi i Serbisë ndaj qëndrimeve të vendeve fqinje. Pra, Moska zhvillon kontakte me minoritetet serbe në mënyrë që drejtpërsëdrejti të ndikojë në zhvillimet në Bosnjë e Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kosovë, nga dhe rrjedhin ambicie separatiste.
Shumëkush parasheh që Mali i Zi mund të jetë vatër e re konfliktesh ndërmjet lojtarëve kryesorë në Ballkan. Skenari parasheh kryengritjen e veriut pro-serb të vendit kundër hyrjes së Malit të Zi si anëtare e plotfuqishme në NATO.
Ka pasuar ushtrime konkrete ushtarake ndërmjet dy ushtrive, madje edhe në kohën kur ishte në kulm lufta në Ukrainë dhe në kohën kur Serbia kishte refuzuar të zbatonte sanksionimin e Rusisë sikur BE-ja.
“Sremi 2014” është ushtrimi ushtarak më i madhi në territorin e Serbisë në kufi me Kroacinë në 30 vjetët e fundit. Ai u mbajt me pjesëmarrje të parashutistëve rusë dhe të forcave speciale të ushtrisë së Serbisë. Serbia në ushtrimet e veta ushtarake u gjend në Rusi bashkë me shoqërinë e parashutistëve nga Bjellorusia, Kina, Kazakistani, Armenia, Kirgizia, Uzbekistani dhe në to mori pjesë si vëzhgues i Organizatës për Marrëveshjen për Siguri të Përbashkët (CSTO). CSTO është organizatë politike e udhëhequr nga Rusia e anëtare të saj janë: Armenia, Bjellorusia, Kazakistani, Kirgizia, Rusia dhe Taxhikistani.
Që nga viti 2013 statusin e vëzhguesit në të e kanë Afganistani e Serbia. Para disa javësh ka përfunduar edhe ushtrimi i ekipeve të pilotëve të Serbisë dhe Rusisë në avionët MiG-29 dhe helikopterët Mi-8 me emrin BARS-2015.
Të gjitha këto flasin mjaftueshëm se si SHBA-të dhe aleatët nuk mund të shikojnë qetë në përpjekjet ruse për zgjerimin e interesave në rajon, sidomos pas luftës së Ukrainë dhe aksioneve ushtarake në Siri. Si do që të jetë, Serbia po e vëzhgon me kujdes situatën rreth armatimit dhe modernizimit të forcave të armatosura të Kroacisë.
Menjëherë pas njoftimit zyrtar në fund të vitit të shkuar se FARK-u po blen 12 gjyle gjermane PzH-2000 me rreze veprimi deri në 40 kilometra, Serbia bëri kontratë për 18 gjyle autonome NORA, gjashtë nga të cilat do t’i marrë në fillim të këtij viti ndërsa të tjerat në fund të tij.
Po ashtu, ripërtëritja dhe rimontimi i aviacionit luftarak kroat, i cili ka paralajmëruar ushtrime në kushte nate dhe në gjuajtje të shënjestrave tokësore, e ka shtyrë fqinjin lindor që të fillojë fluturimin në kushte nate me tre tipa avionësh: Orao dhe Super galeb. Krahas kësaj është paralajmëruar se së shpejti pritet edhe gjuajtja e avionëve në shënjestër tokësore që do të ishte risi pas shumë vitesh. Me gjithë këtë, kur bëhet fjalë për armët strategjike, Serbia nuk mund t’i prodhojë ato, por duhet t’i kërkojë jashtë kufijve të vet.
Kroacia ka ndërmend të blejë 12 mjete raketore shumë tytëshe M-270, MLRS (Multiple launch rocket sistem) nga të cilat katër do të jenë të modernizuar me ndërtimin e përbërjes së re për pilotim të zjarrit dhe me përmirësim të lansuesit mekanik të M-270 A-1. Ajo planifikon të pajiset edhe me dhjetëra projektile balistike AT, Ac, MS, me rreze veprimi nga 160 deri në 300 kilometra.
Çmimi i kësaj rakete është 1.7 milion dollarë. Si armatim është futur në vitin 1983 e prodhimi ka zgjatur deri në vitin 2003. M-270 nuk ka rampe lansuese, por raketat ndizen nga baza. Çdo bazë e tillë ka gjashtë raketa. Automjeti transporton dy baza të tilla me gjithsej 12 raketa. M-270 është e bazuar në automjetin luftarak të adoptuar M-2 Bradley. Automjetin e lëviz Cummins VTA-903T me motorin diesel që ka 500 kuajfuqi.
Raketa M-270 ka arritur sukses të mirë eksportues dhe është prodhuar në bashkëpunim me shfrytëzuesit evropian: Gjermaninë, Francën, Italinë dhe Mbretërinë e Bashkuara.
Vendet tjera evropiane raketat i kanë marrë drejtpërsëdrejti nga SHBA-të. Në mesin e tyre kanë qenë Holanda dhe Norvegjia, të cilat ndërkohë i kanë larguar nga përdorimi. Britania e Madhe këto raketa i ka modernizuar me ato amerikane për pilotim të tyre. Një pjesë e tyre, kryesisht të rejat të udhëhequra me GPS të raketave GMLRS janë përdorur me sukses në Afganistan. Amerikanët duke ndërtuar sistemin e ri për drejtimin e të shtënave dhe për përmirësimin e lansuesit, i kanë modernizuar 226 copë nga më shumë se 800 sosh, të versioneve M-270 A1./Koha.net/

Related

Top Lajm 2904933996073838529

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item