Arbitri fton futbollisten për kafe gjatë ndeshjes

Dukte se dashuria mund të ndodhi edhe gjatë një ndeshje futbolli, ku protagonist të kësaj skene ishte një arbitër dhe një futbolliste....

Dukte se dashuria mund të ndodhi edhe gjatë një ndeshje futbolli, ku protagonist të kësaj skene ishte një arbitër dhe një futbolliste.

Futbollistja e Sporting de Huelva, Elena Pavel, ka thënë se një arbitër e ka ftuar atë për kafe në mes të ndeshjes.

Gjatë takimit të fundit të Huelva-s, arbitri Santiago Quijada Alcon mësohet t’i ketë thënë 31-vjeçare nëse kishte dëshirë të merrte një kafe me të.
Sipas futbollistes këto kanë qenë fjalët e gjyqtarit: “Hej bukuroshe, hajde dalim për kafe sot pasdite.”…. “Pas këtij momentin kam humbur besimin te futbolli dhe te ‘fair play’”, ka thënë ajo pas këtij episodi.

“Ndihem e pafuqishme dhe e poshtëruar. Në gjithë vitet e kaluara duke luajtur futboll nuk jam ndie kurrë kaq keq”.

Pavel e ka refuzuar ofertën e arbitrit dhe më pas ka parë dy lojtare të ekipit të saj që janë ndëshkuar me karton të kuq dhe një penallti e pastër që i është mohuar ekipit të saj, që është mundur me rezultatin 3-2.

Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, mbrojtësja rumune nuk do të bëjë një denoncim sepse “është fjala e saj kundër fjalës së tij”.


Related

Sport 8144008603641132751

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item