Arabia Saudite financon një operacion sekret të CIA-s në Siri Nga Ornela Jaupi

CIA varet kryesisht nga paratë që i jep Arabia Saudite për të armatosur në mënyrë të fshehtë rebelët sirianë, shkruan “The New York Ti...


CIA varet kryesisht nga paratë që i jep Arabia Saudite për të armatosur në mënyrë të fshehtë rebelët sirianë, shkruan “The New York Times”
Përgjatë dekadash, shërbimi i inteligjencës amerikane është mbështetur në “paratë dhe diskrecionin” e Arabisë Saudite në konfliktet e largëta. Ndonjëherë, ashtu si në Siri, të dy vendet kanë punuar bashkërisht. Në raste të tjera Arabia Saudite thjesht ka nënshkruar çeqe për të garantuar aktivitetet e fshehta amerikane, shkruan e përditshmja njujorkeze. CIA dhe Arabia Saudite kanë rënë dakord që në 2013-ën të realizojnë operacionin e fshehtë të pagëzuar si “Timber Sycamore” për të stërvitur rebelët. Funksionarë të administratës aktuale dhe asaj të mëparshme kanë theksuar për këtë gazetë se në bazë të kësaj marrëveshje sauditët furnizojnë CIA-n me armë dhe sasi të mëdha parash, ndërkohë që kjo mëson rebelët për të përdorur pushkët AK-47 dhe raketat anti tank.
“Edhe pse sauditët kanë qenë të hapur në lidhje me ndihmën që kanë dhënë për armatosjen e grupeve rebele në Siri, shtrirja e aleancës me fushatën e aksionit të fshehtë të CIA-së ashtu si dhe mbështetjes financiare të drejtpërdrejtë nuk është zbuluar”, nënvizon ‘The New York Times’. Funksionarët amerikanë nuk kanë përcaktuar sasinë e kontributit të Arabisë Saudite për të trajnuar rebelët antiqeveritarë ndonëse ajo vlerësohet në miliona dollarë.
Aleanca mes vendeve vazhdon pavarësisht se marrëdhënia e tyre është në proces ndryshimi për shkak se SHBA-ja tani varet më pak nga nafta e huaj dhe Administrata e Obamës është në afrim të plotë diplomatik me Iranin. Por sipas gazetës, aleanca është mbajtur gjallë “falë një deti me para që ofrojnë sauditët dhe njohjen e ndërsjellët të interesave të tyre”.
“Marrëdhënia e qëndrueshme e inteligjencës ndihmon për të shpjeguar se përse SHBA-ja ka hezituar të kritikojë hapur Arabinë Saudite për abuzimet e saj kundër të drejtave të njeriut, trajtimin e grave dhe mbështetjen ndaj vahabizmit, që ka frymëzuar shumë grupe terroriste kundër të cilëve SHBA po lufton”,
Programi i përbashkët SHBA-Arabi nuk ka të bëjë me programin e trajnimit të rebelëve për të luftuar Shtetin Islamik që sapo ka përfunduar, saktëson “The New York Times”. Programi në fjalë i CIA-s ka për qëllim të përballet me Ushtrinë siriane. /DITA

Related

Botë 2895272223232025958

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item