Anulohet dreka mes Francës dhe Iranit, Hollande nuk hoqi verën nga menuja

Dreka e planifikuar mes presidentit francez Francois Hollande dhe homologut të tij iranian Hassan Rouhani është anuluar. Shkak për kët...


Dreka e planifikuar mes presidentit francez Francois Hollande dhe homologut të tij iranian Hassan Rouhani është anuluar. Shkak për këtë është bërë vera. Presidenti iranian i kërkoi Hollande që të heqë verën nga menuja, por ky i fundit ka refuzuar.
Presidenti Hassan Rouhani ka zhvilluar një turne në Europë, ku ka nënshkruar disa marrëveshje biznesi me vende të ndryshme. Mirëpo, sot ai kishte planifikuar që të zhvillonte një takim në një restorant francez me presidentin Hollande, por që nuk u realizua.
Francezët këmbëngulën që të ofronin ushqim vendas dhe verë, por iranianët kërkuan një menu hallall në përputhje me besimin e tyre mysliman. Pallati Elysee ka sugjeruar një mëngjes me Rouhani, por thuhet se kjo nuk është pritur mirë nga lideri iranian pasi ishte “shumë i lirë”.

Related

Botë 8260351240048371743

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item