Analistët: Maqedonia ka hyrë në krizë të re politike

Me mënyrën e shpërbërjes së Kuvendit dhe votimit të Qeverisë së re shkelet demokracia në vend dhe prishte marrëveshja e Përzhinës. Kë...


Me mënyrën e shpërbërjes së Kuvendit dhe votimit të Qeverisë së re shkelet demokracia në vend dhe prishte marrëveshja e Përzhinës. Kështu vlerësojnë analistët Analistët Nenead Novkovski, Xhelal Neziri dhe Gjyner Ismail. Analistët nga ana tjetër vlerësojnë se prej mbrëmë vendi ka hyrë në një krizë të re politike edhe më të thellë.
“Vlerësoj se tani garantuesit e bashkësisë ndërkombëtare të kësaj marrëveshje do ti marrin masa për detyrimet që i kanë pasi që ata kanë vendosur nënshkrimet e tyre  për implementimin e kësaj marrëveshje  me të cilën do të duhet të zgjidhej kriza në Maqedoni”, tha Nenad Novkovski, analist.
Nga ana tjetër analisti Gjyner Ismail e vlerëson arritje qeverinë e re pa Nikolla Gruevskin.
“Më 24 prill zgjedhje nuk do të ketë, ose nëse kemi do të kemi zgjedhje për këshillin e shtëpisë së VMRO-së dhe BDI-së. Çështja tjetër, në Ilindenska në kabinetin e tij Gruevski nuk është i pranishëm ai nuk është ulur aty. Tash më edhe BDI-ja mënyrë të mjaftueshme e ka ulur imazhin tek simpatizuesit e vetë, ndërsa opozita mendoj se do të duhet në mënyrë sa më demokratike të mundshme ta demontojë këtë diktaturë”, tha Gjyner Ismaili, analist.
Analisti Xhelal Neziri vlerëson se partitë shqiptare që nga fillimi e kanë përkrahur politikën e Gruevskit dhe këtë e kanë bërë me qilim që të fshehin aferat korrupsionit  të dalë nga të ashtu quajturat ” bombat”  e LSDM-së.
Analistët vlerësojnë gjithashtu se edhe po të mbahen zgjedhjet e parakohshme më 24 prill, lista zgjedhore nuk mund të pastrohet dhe se palët nuk do të arrijnë marrëveshje as për reformat në media.
Senat Zylbehari          

Related

Top Lajm 6443793728253358322

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item