Aida Shtinos ia mbyllin emisionin 10 minuta para se të dilte në transmetim

Rikthimi i saj në ekran pas një mungese të gjatë u fol gjatë në median e shkruar. Pasi njoftoi vetë publikun për projektin e ri televi...


Rikthimi i saj në ekran pas një mungese të gjatë u fol gjatë në median e shkruar. Pasi njoftoi vetë publikun për projektin e ri televiziv “Për Ju”, aventura e re e Aida Shtinos do të zgjaste shumë pak, vetëm një puntatë.
Puntata e parë e formatit të ri “Për Ju”, i ideuar nga vetë Shtino, u transmetua në ekranin e “Ora Neës” në datën 11 dhjetor, në prime time. I ftuar i emisionit të parë ishte balerini shqiptar që vepron në Amerikë, Tony Dovolani, që do të ishte i ftuari i parë dhe i fundit i emisionit të Aida Shtinos në programin e saj të ri.
Ditën kur do të transmetohej puntata e dytë, vetë Aida Shtino ka njoftuar publikun e saj se emisioni nuk do të transmetohej, për arsye të panjohura. “Publiku im i nderuar, ju kërkoj ndjesë. Për arsye të pashpjegueshme, emisioni ‘Për Ju’ nuk do të transmetohet sonte. Do t’ju njoftojmë se kur do të rifillojë transmetimi.
Ju falënderoj për mirëkuptimin!” është shprehur moderatorja.
Me po të njëjtën habi, Aida është përgjigjur edhe për “Bluetooth”. “Të them të drejtën, nuk e di përse nuk u dha puntata e dytë; edhe mua vetë më njoftuan vetëm 10 minuta përpara se të niste emisioni. ‘Për Ju’ nuk është mbyllur; së shpejti do të nisë transmetimin në një tjetër televizion”, – ka shpjeguar moderatorja./Lapsi

Related

Showbiz 1947299693330602645

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item