A po nis apokalipsi bërthamor?

Koreja e Veriut ka zbuluar naftë në vlerë prej 31 miliardë dollarësh dhe mund t’i shfrytëzojë këto para për të zhytur botën në luftë b...


Koreja e Veriut ka zbuluar naftë në vlerë prej 31 miliardë dollarësh dhe mund t’i shfrytëzojë këto para për të zhytur botën në luftë bërthamore.
Ky lajm gjithashtu mund të humb shpresat e atyre vendeve që kanë menduar se mund ta kërcënojnë këtë vend të izoluar se nëse ndërton armë bërthamore do të ketë reduktime të furnizimit me energji, shkruan Daily Star.
Ky lajm po ashtu vjen vetëm disa ditë pasi lideri i këtij vendi Kim Jong-un ka thënë se vendi i tij ka kryer me sukses testimin e bombës së hidrogjenit, duke thënë se kjo armë mund të shkatërrojë plotësisht të gjithë Amerikën një herë e mirë.
Përderisa çmimet e ulëta të naftës janë duke shkaktuar kaos në gjithë ekonomitë e botës dhe me një super-furnizues siç është Rusia, tash për tash në botë ka sasi të mjaftueshme të nafës.
Dhe, nëse Koreja Veriore përdorë këto para për të provokuar fqinjtë e tij, kjo gjë do të bënte që të fillojë një luftë e re botërore, thotë një ekspert i sigurisë për Azi.
Chris Ogden përshkruan efeltkin domino të kësaj ngjarje, e cila do të fuste në luftë të gjithë Perëndimin, transmeton lajmi.net.
“Nëse një raketë do të hidhej në Japoni, atëherë Japonia ka një traktat me Shtetet e Bashkuara, ku do të ishte i detyruar që të sulmonte dhe e njëjta gjë do të ndodhte edhe me Korenë e Jugut”, thotë ai.
Paratë nga nafta Koreja Veriore mund t’i përdorë për të përmirësuar teknologjinë ushtarake. Ushtria e këtij vendi komunist, për nga madhësia është e katërta në botë.
“Koreja e Veriut në përgjithësi do që të krijojë rrugën e saj në sistemin ndërkombëtar, duke injoruar të gjitha kritikat lidhur me veprimet që ndërmerr”, thotë Ogden.
“Por teknologjia, në ushtrinë e Koresë Veriore është e viteve të 60-ta dhe 70-ta”, thotë më tutje ai, duke shtuar se “ata ndoshta do të donin të modernizonin ushtrinë e tyre, pasi edhe Koreja Jugore ka ushtri më moderne”.
Gjatë një gërmimi në një pellg në Korenë Veriore është gjetur naftë, nga e cila mund të prodhohen 450 fuçi naftë në ditë- që krahasuar me resurset e SHBA-së është shumë më e lartë.
Nëse kjo sasi e naftës së Koresë Veriore, vlerësohet me çmimin e sotëm të naftës, do të thoshte se vendi komunist do të përfitonte 31 miliardë dollarë në vit nga nafta, transmeton lajmi.net.
Revista e specializuar për naftë GeoExPro, e cila ka zbuluar këto të dhëna për naftën e fshehur të Koreë Veriore, vlerëson se ky shtet “ka potencial të jashtëzakonshmë”.
Eksperti Odegen thotë se nafta e Koresë Veriore do të kishte blerës të mëdhenj potencial.
“Mendoj se të gjithë do të donin ta blinin. Kina definitivisht do ta blinte por këtu nuk mund ta përjashtoj as Rusinë. Me këto resurse të Koresë Veriore, Kina do të shmangte të gjitha problemet me rezerva të energjisë”, thotë ai.
Nëse në një vend tjetër do të zbulohej kjo pasuri natyrore, sipas ekspertit Odegen do të thoshte se ai vend do të përdorte ato para për reforma.
“Nëse shembull në Burma zbuloheshin resurse të tilla natyrore, sigurisht se kjo do të ndihmonte në reforma politike. Por, Koreja Veriore është rast specifik. Ata akoma mendojnë se janë duke luftuar në Luftën Koreane- dhe ata janë të pajisur me armë bërthamore. Në këto rrethana të jashtëzakonshme, asnjë shtet tjetër i cili është i pajisur me armë bërthamore nuk është kaq i rrezikshëm dhe nuk paraqet kaq kërcënim sa Koreja Veriore”, thotë ky ekspert.
Tash, bota duhet të pres dhe të shoh nëse Koreja Veriore do të investojë në teknologji pas zbulimit të këyre resurseve të naftës.
Pas kësaj, sfida më me madhe është që vendet e tjera të mbahen larg nga shitja e armëve të avancuara për këtë shtet totalitar.

Related

Top Lajm 4718183890510593609

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item