A nxisin këto 8 vargje të Kuranit dhunën…?!

Kështu e ka nisur një artikull webfaqja ‘Thefederalistpapers.org’, ku thuhet se Kur’ani është nxitësi i dhunës që së fundmi po demonst...


Kështu e ka nisur një artikull webfaqja ‘Thefederalistpapers.org’, ku thuhet se Kur’ani është nxitësi i dhunës që së fundmi po demonstrohet nga ISIS.
“Sa herë që ka ndonjë sulm terrorist nga ndojë islamist, i dëgjojmë myslimanët teksa thonë se ‘ata vetëm abuzojnë me fenë, shumica e myslimanëve nuk janë të tillë’”,- vazhdon kjo webfaqe, transmeton “lajmi.net”.
“Mos ma merrni për të keq, shumica e myslimanëve janë paqësor. Por, ata nuk janë paqësor për shkak të asaj që shkruan në Kur’an, janë paqësor pavarësisht asaj që shkruan”,- shton autori i artikullit të publikuar në ‘Thefederalistpapers.org’.
Më poshtë i keni 8 ajetet e përzgjedhura nga kjo webfaqe.
  1. Kur’an (8:12) – Edhe kur Zoti yt u kumtoi engjëjve se: “Unë jam me ju, pra, inkurajoni ata që besuan! Unë do të hedh frikë në zemrat e atyre që nuk besuan, e ju goditni në qafë e lartë, mëshonju atyre në çdo gjymtyrë (gishtërinj).
  2. Kur’an (2:216) – Juve u është bërë obligim kitali (xhihadi) , ndonëse ju e urreni atë. Por mund që ju ta urreni një send, e ai është shumë i dobishëm për ju, dhe mund që ju ta doni një send, e ai është dëm për ju. All-llahu di, e ju nuk dini.
  3. Kur’an (3:56) – Për sa u përket atyre që nuk besuan, Unë do t’i ndëshkoj me një ndëshkim të ashpër në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe ata nuk do të kenë ndihmëtarë.
  4. Kur’an (9:29) – Luftoni ata që nuk besojnë All-llahun e as botën tjetër, nuk e konsiderojnë të ndaluar (haram) atë që e ndaloi All-llahu dhe i dërguari i Tij, nuk besojnë fenë e vërtetë, prej atyre të cilëve u është dhënë libri, derisa ta japin xhizjen në dorë e duke qenë të mposhtur.
  5. Kur’an (9:30) – E jehuditë thanë: Uzejri është djali i All-llahut , e të kristerët thanë: Mesihu është djalë i All-llahut. Ato ishim thënie të tyre me gojët e tyre (fraza të thata), që imitojnë thëniet e jobesimtarëve të mëhershëm. All-llahu i vraftë, si largohen (nga e vërteta)!
  6. Kur’an (9:73) – O Pejgamber, lufto jobesimtarët dhe hipokritët dhe sillu rreptë ndaj tyre – vendi i tyre është Xhehennemi që është përfundimi më i keq.
7-8. Kur’an (47:3-47:4) – Ata që nuk besuan ndoqën të pavërtetën, e ata që besuan ndoqën të vërtetën që u erdhi prej Zotit të tyre. Kështu All-llahu u sjell njerëzve shebmujt e tyre. Pra, kur t’i takoni në (luftë) ata që nuk besuan mëshojuni në qafë (mbytni) derisa t’i rraskapitni, atëherë lidhni, e pastaj, ose lidhni ose kërkoni dëmshpërblim përderisa lufta të mos pushojë. Kështu pra, po sikur të dojë All-llahu, Ai do të hakmerrej ndaj tyre, por Ai dëshiron t’ju sprovojë njërin me tjetrin. E ata që ranë dëshmorë në rrugën e All-llahut, atyre kurrsesi nuk ua humb veprat (por ua shton)./Lajmi.net/

Related

Religjionet 2522560679046083916

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item