A nuk ishim më mirë në Luftën e Ftohtë?

Shpërbërja e Bashkimit Sovjetik, fundi i bipolarizmit SHBA-BRSS, që garantonte minimumin e stabilitetit dhe sigurisë përmes ekuilibrit...


Shpërbërja e Bashkimit Sovjetik, fundi i bipolarizmit SHBA-BRSS, që garantonte minimumin e stabilitetit dhe sigurisë përmes ekuilibrit të terrorit, dekadenca e SHBA-së si fuqi e padiskutueshme botërore, kanë shndërruar sistemin ndërkombëtar që tani rrotullohet rreth botës islamike, sunitë kundër shiitëve, që kushtëzon sjelljen e fuqive të tjera në arenën ndërkombëtare.
Dhë në fakt, është rasti i përplasjes sunitë-shiitë që gjeneron dhe ushqen terrorizmin me të cilin duhet të përballet bota demokratike-liberale dhe kapitaliste.
Në këtë kontekst, dekadenca e lidershipit amerikan me presidencën Obama, jo tamam një lider me profil botëror, konfirmon rëndësinë e një faktori vendimtar në ekuilibrin ndërkombëtar: një ekuilibër i tillë që varet nga aftësistë për të imponuar lidershipin e vet nga ana e një prej fuqive të mëdha botërore.
Një botë pluraliste gjeneron vetëm një grumbull fuqish më të vogla në kompeticion të vazhdueshëm me styre që përfundon gjithmonë duke çbalancuar stabilitetin e gjithë sistemit.
Në vend të lidershipit amerikan tani është ringjallja e një vokacioni rus me rol botëror.
Putin po konfirmohet si një lider i aftë, dhe tashmë vendimtar në menaxhimin e një krize të brendshme të botës islamike dhe pasqyrimeve të saj.
Na pëlqen apo jo, ka patur një regres nga ‘800, kur bota varej nga rivaliteti mes Britanisë së Madhe, zotëruese e deteve, dhe Francës, vendimtare për ekuilibrat europiane dhe Rusia e cila herë bëhej aleate me njërën, dhe herë me tjetrën, duke përcaktuar fituesin.
Me ndryshimin e kuadrit ndërkombëtar, është krejt e kotë që të mendohet për të qetësuar konfliktin mes shiitëve dhe sunnitëve dhe t’i jepet fund terrorizmit duke hyrë në botën islamike me dhunë.
Është demonstrimi që, nëse SHBA nuk përdorin kapactetin e lidershipit si në të shkuarën, stabiliteti i sistemit nuk mban dhe siguria jonë varet nga një faktor i jashtëm.
Me mposhtjen e diktatorëve si Assad, Geddafi dhe ndonjë tjetri më të vogël se këta, që siguronin njëfarë ekuilibri në Lindjen e Mesme, në rajon është prodhuar një fragmentizim i botës islamike që ushqen çdo lloj krize dhe vetë terrorizmin.
Nevojitet të themi pra, që fatmirësisht rikthimi i Rusisë pas shkrirjes së Bashkimit Sovjetik, në skenën botërore, duket se garanton atë ndërmjetësim të nevojshëm për të ruajtur paqen dhe stabilitetin.
Mund të themi pra që jemi me fat që Rusia ka vendosur të rimarrë një rol të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare si faktor ekuilibri, në një botë kujton gjithmonë atë që në vitet ‘800 përgatiste terrenin për një Luftë të Parë dhe të Dytë Botërore, por njëkohësisht kishte garantuar një periudhë të gjatë paqeje dhe stabiliteti.
Natyrisht, nuk ishte një periudhë paqeje absolute për Europën, por rreziku për të gjeneruar një konflikt botëror ishte shumë i vogël, dhe kjo falë ekuilibrave të fuqive të mëdha.
Paradoksi është që, tani, për të kërkuar garantimin e paqes dhe stabilitetit është presidenti rus, jo ai amerikan, i cili është i pasigurt dhe në kërkim të një pike ekuilibri.
Në kërkim të një pozicioni ku të vendosë vendin e tij, sipas një logjike të viteve ‘800, duke kundërshtuar shumëllojshmërinë e fuiqve të vogla aspirante për një lidership europian dhe botëror, që pasqyron në mënyrë efikase, ekuilibrin e terrorit bërthamore bipolar të viteve ‘900.
Sistemi ndërkombëtar është në regres.
Kjo vërteton me keqardhje që ishim më mirë, kur ishim keq!/ Përgatiti Amarildo Lumani.
Nga Piero Ostellino, Il Giornale

Related

Top Lajm 8626255214874386934

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item