A është Vladimir Putin njeriu më i pasur në planet?

Lufta mes Britanisë dhe Rusisë është ndezur pas një raporti zyrtar për vdekjen e ish-spiunit rus, Alexander Litvinenko në Londër. Br...


Lufta mes Britanisë dhe Rusisë është ndezur pas një raporti zyrtar për vdekjen e ish-spiunit rus, Alexander Litvinenko në Londër.
Britania thotë se Putin mund të ketë urdhëruar vrasjen e tij. Kremlini ka kërcënuar se do të padisë Londrën.
Por mediat britanike e kanë zhvendosur betejën në tjetër nivel.
Dy ditë pasi BBC raportoi se presidenti rus, Vladimir Putin ka një pasuri prej 40 miliardë dollarë, tabloidi Mirror shkon edhe më larg.
Sipas gazetës, 16 vite pasi u zgjodh për herë të parë, 63-vjeçari është jo vetëm presidenti rus më i fortë në histori, por edhe një njeri i fiksuar pas pasurisë.
Thuajse 100 vite pas Revolucionit Rus, duket se vendi ka një car të ri.
Vetë Putin thotë se është një njeri modest me të ardhura prej 83 mijë sterlinash në vit, ndërsa ka në pronësi dy apartamente jo shumë të mëdha dhe pjesë në një garazh.
Por disa thonë se pasuria e tij mund të shkojë në 140 miliardë sterlina.
Nëse kjo është e vërtetë, atëherë Putin është njeriu më i pasur në botë, edhe më i pasur se Bill Gates.
Por kush e ka artikuluar këtë shifër?
Bëhet fjalë për një kritik të Putin, i quajtur Bill Browder.
Kurse Daily Mail shkruan se një raport sekret nga rivalët politikë të Putin thekson se ai ka në pronësi më shumë se 20 pallate, 58 avionë dhe helikopterë, mes tyre një avion privat me vlerë prej 110 milionë sterlinash.
Eksperti Stanislav Bekovsky pretendon se Putin ka 27 miliardë sterlina aksione në tre firma energjitike ruse.
Putin njihet si i apasionuar pas orëve të shtrenjta.
Koleksioni i tij thuhet se kushton rreth 450 mijë sterlina.
Në një rast, ai i dha një punëtori fabrike një orë me vlerë 5.500 sterlina.
Të tjerë thonë se ai ka në pronësi një pallat përrallor në Detin e Zi me vlerë prej 500 milionë sterlina.

Related

Top Lajm 8733191618916397634

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item