A duhet ta ndryshoni kohën e konsumit të vakteve për një shëndet më të mirë?

Ne e kemi ditur prej kohësh se alternimi i kohës kur hamë mund të ndikojë te pesha dhe metabolizmi. Të paktën nëse jeni një kavie. Baz...


Ne e kemi ditur prej kohësh se alternimi i kohës kur hamë mund të ndikojë te pesha dhe metabolizmi. Të paktën nëse jeni një kavie. Bazuar te studimet mbi kaviet, duket se sekreti për përmirësimin e shëndetit është të kufizohet koha mes asaj që konsumoni dhe duke vepruar kështu, të zgjasni sasinë kohore që kaloni pa ngrënë.
Disa vite më parë, profesoreshë Satchidananda Panda nga Instituti Salk i njohur botërisht në Kaliforni, tregoi se minjtë e ushqyer me produkte me yndyrë të lartë, por të lejuar të hanin vetëm brenda një afati tetë orësh, ishin më të shëndetshëm dhe më të dobët sesa minjtë që morën po të njëjtin ushqim, por u lejuan të hanin kurdo.
BBC shrpehet se në një studim më të fundit të të njëjtëve kërkues, ku subjekt ishin sërish disa qindra kavie, u analizua konsumi ushqimor në një hark kohor nga 12 deri në 15.
Sërish ata zbuluan se minjtë që kalonin të paktën 12 orë pa ngrënë ishin më të shëndetshëm dhe më të dobët sesa ata që hanin të njëjtën sasi kalorish, por të shpërndarë gjatë ditës.
Por a mund të funksionojë kjo te njerëzit? Për ta zbuluar këtë, organizata “Besomë, jam një doktor” rekrutoi 16 vullnetarë për një studim 10-javësh drejtuar nga Jonathan Johnston nga Universiteti i Surrey.
Skuadra e tij mati yndyrën trupore të vullnetarëve, nivelet e sheqerit në gjak, trigliceridet dhe nivelet e kolesterolit që në fillim të studimit. Më pas ata u ndanë në dy grupe rastësore, në blutë dhe të kuqtë.
Blutë, që ishin në grupin e kontrolluar, u lejuan të vazhdonin normalisht konsumin e ushqimit. Të kuqtë u udhëzuan të vazhdonin po ashtu dietën e zakonshme, por ta shtynin mëngjesin një orë e gjysmë më vonë dhe darkën një orë e gjysmë më herët.
Kjo nënkuptonte se për tri orë shtesë çdo ditë ata nuk konsumonin ushqim. Të gjithë mbanin një ditar ushqimi dhe gjumi për të siguruar që po hanin të njëjtën sasi si normalisht.
Por a ndryshon ndonjë gjë në dietën tuaj koha kur e konsumoni ushqimin? Ka dy mekanizma të ndryshëm.
Së pari, shumë studime janë kryer dhe kanë treguar se kalimi i sasive të mëdha të kohës pa ngrënë sjell përfitime.
Gjithashtu duket se trupi ynë përballet më mirë me kaloritë në një kohë të caktuar të ditës. Sipas Johnston, një nga kohët më të këqija për të konsumuar sheqer dhe yndyra është natën vonë, kur nivelet në gjak të këtyre substancave janë tashmë të larta.
Për të testuar këtë, gazetari televiziv Michael Mosley kreu një eksperiment vetjak. Në orën dhjetë të mëngjesit atij i bënë disa analiza gjaku, më pas konsumoi një vakt të zakonshëm britanik me vezë të skuqura, salsiçe dhe proshutë. Pas ushqimit, atij iu mor sërish gjak dhe çdo gjysmë ore për disa orë më pas.
Dymbëdhjetë orë më vonë, në dhjetë të mbrëmjes, ai konsumoi vaktin e dytë të ditës. Ishte i njëjti vakt si i mëngjesit. Sërish gjaku iu mor rregullisht për disa orë, për matje të sasisë së sheqerit.
Sipas testeve të gjakut, pas vaktit të mëngjesit, niveli i sheqerit në gjak iu kthye normalitetit, ndërsa nivelet e yndyrës filluan të binin pas tri orësh. Në mbrëmje, pasi konsumoi të njëjtën sasi ushqimi, niveli i gjakut i qëndroi i lartë për më gjatë dhe nivelet e yndyrës në gjak iu ngritën për katër orë pas përfundimit të konsumit të vaktit.
Pra, Johnston ka të drejtë, trupat tanë nuk kanë përse të tresin shumë ushqim në mbrëmje vonë. Një produkt ushqimor i konsumuar natën do të ketë ndikim më të keq në trupin tuaj sesa i njëjti ushqim i konsumuar gjatë fillimit të ditës.
Këtu duket se zë vend shprehja “ha mëngjes si një mbret, ha drekë si një princ dhe darkë si një varfanjak”. Nëse dëshironi të konsumoni ushqim të rëndë, hajeni atë në mëngjes.
Por ç’mund të themi për eksperimentin kryesor me pakësimin e kohës mes së cilës çdo vullnetar u lejua të hante? Në fund të javës së dhjetë, studiuesit mblodhën të gjithë vullnetarët dhe përsëritën testet.
Çfarë u zbulua ishte fakti se grupi që hëngri mëngjes më vonë dhe darkën më herët, kishte humbur më shumë yndyrë të trupit dhe kishte nivele më të ulëta të sheqerit dhe kolesterolit në gjak sesa grupi që kishte vazhduar normalisht rutinën.
Ndonëse më shumë studime duhen kryer për këtë fushë, eksperimentet e para tregojnë se shpresat për një të mesme të artë të ushqimit njerëzor janë të mëdha.

Related

Shëndet & estetikë 905341250977007441

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item