9 vendet ku njerëzit nuk sëmuren, ja arsyet

Ekzistojnë 9 vende, ku përhapja e sëmundjeve më të zakonshme është shumë e ulët. Ja cilat janë ato dhe arsyet përse ndodh kjo. 1. V...


Ekzistojnë 9 vende, ku përhapja e sëmundjeve më të zakonshme është shumë e ulët. Ja cilat janë ato dhe arsyet përse ndodh kjo.
1. Vendasit në Pekin shumë rrallë preken nga artriti. Sipas të dhënave, kjo lidhet me faktin se niveli i obezitetit apo problemet me peshën në Kinë është shumë i ulët.
2. Vendasit në Meksikë nuk vuajnë nga rritja e kolesterolit. Në Meksikë, problemet me kolesterolin apo sëmundjet e zemrës janë pothuajse inekzistente. Kjo vjen si rrjedhojë e dietës ushqimore që mban popullata e këtij vendi, e cila përmban ushqimet vendase, siç janë: misri, fasulet, kungulli.
3. Japonezët preken shumë pak nga problemet me depresionin. Kjo mund të vijë edhe si pasojë e faktit se meshkujt japonezë nuk e pranojnë apo nuk e raportojnë gjendjen e tyre depresive.
4. Indianët veriorë kanë norma të ulëta të sëmundjes së alzheimerit. Sipas ekspertëve, kjo vjen nga dieta e pasur me karbohidrate, yndyra të shëndetshme, fasule dhe pak mish. Pjesë e dietës është edhe përdorimi i pluhurit të tumerikut.
5. Nigeria ka nivelin më të ulët të sëmundjeve kancerogjene në botë. Arsyeja se përse ndodh kjo, nuk është shumë e qartë, por sipas studimeve përdorimi i produkteve vendase dhe ushqimeve të gatuara në shtëpi, e ulin riskun e shfaqjes së sëmundjeve kancerogjene.
6. Sardenja ka shkallën më të lartë të banorëve që kanë jetuar deri në moshën 100-vjeçare. Sekreti është një kombinim i dietës (fruta, perime, vaj ulliri, hudhra dhe pak mish) dhe stilit të jetesës (njerëzit punojnë deri në moshën 90-vjeçare) dhe gjenetikës.
7. Kina ka nivelin më të ulët të personave të prekur nga kanceri i prostatës. Arsyeja mund të jetë dieta (përfshin kryesisht çajin jeshil), stërvitja apo gjenetika.
8. Egjiptianët preken shumë rrallë nga sëmundja e parkinsonit. Si rrjedhojë e mosekspozimit të tepruar ndaj pesticideve apo kimikateve.
9. Vendet myslimane preken rrallë nga kanceri i lëkurës. Kjo sepse tradicionalisht pjesën më të madhe të kohës janë të mbuluar, duke qenë të mbrojtur nga dielli. Ata gjithashtu nuk shkojnë në plazh dhe nuk e ekspozojnë trupin në diell.

Related

Top Lajm 7038610420783778572

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item