7 sinjale që tregojnë se martesa juaj është e destinuar të dështojë

Fundi i një martese i bën keq shëndetit tuaj sipas Universitetit të Arizonës. Divorci dhe depresioni shkaktojnë pagjumësi. Duhet të me...


Fundi i një martese i bën keq shëndetit tuaj sipas Universitetit të Arizonës. Divorci dhe depresioni shkaktojnë pagjumësi. Duhet të mendohemi mirë përpara se të martohemi. Përpara se të thuash shprehjen e famshme “Po, dua” në altar, ka disa alarme që duhet t’i dëgjoni që zbulojnë nëse marrëdhënia juaj është e destinuar të dështojë që në fillim.
1 – Nuk keni një plan B
Nëse nuk ekziston motivimi apo energjia gjatë udhëtimit të një çifti, kjo do të thotë se ato janë në fund të rrugës së tyre. Nëse një grua e një burrë martohen për të bërë fëmijë, kur bëhen prindër nuk e shohin më si motiv për të qëndruar së bashku
2 – Keni të afërm ndërhyrës
Të gjithë lindim fëmijë, por jo të gjithë janë në gjendje të bëhen burra dhe gra. Dështimi për të menaxhuar ndërhyrjen e familjarëve apo të afërmeve përbëjnë një kërcënim për marrëdhënien. Çifti ka nevojë për një terren të vetin ku të ndërtojë marrëdhënien e tyre.
3 – Nuk dini të kërceni bashkë
Kërcimi është një metaforë perfekte e një çifti. Nëse njëri bën një hap në drejtimin që duhet ta bënte tjetri, nuk duhet të qëndrojë i ndaluar. Nëse ka një ndryshim të rëndësishëm në jetën e njërit prej partnerëve edhe tjetri duhet të ndryshojë në përputhje me rrethanat.
4 – Nuk dilni me çifte të tjera
Është e vërtetë, divorci është ngjitës. E ka vërtetuar një studim amerikan. Por është e vërtetë që edhe lumturia është ngjitëse. Dilni me çifte që funksionojnë për mrekulli sepse janë modele për t’u ndjekur.
5 – Nuk bëni dhurata
Nuk është nevoja të prisni raste të veçanta për të surprizuar partneren tuaj, nuk ka nevojë për një datë të caktuar për ta bërë atë të lumtur. Harmonia mes çiftit duhet të vazhdojë të qëndrojë e ndezur në çfarëdolloj momenti. Dhuratat janë një mënyrë e mirë.
6 – Keni sindromën e “infermieres”
“Të dua aq shumë sa që pranoj nga ty edhe të më fyesh”. Këto janë shprehjet e disa grave që vendosin të shpëtojnë lidhjen e tyre duke i “shërbyer” në një farë mënyre partnerit.
7 – Jeni “çift i bardhë”
Nuk keni pasur raporte të plota para martesës. Një fenomen në rritje sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti i Katanias. Në shumicën e rasteve bëhet fjalë për arsye fetare, por ka edhe raste kur nuk është marrë në mënyrë të duhur edukimi seksual. Nëse ka probleme të tipit seksual, ato duhet të zgjidhen para dasmës. /CDS/Tirana Observer/

Related

Erotikë 3946588042289432662

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item