5 gjëra që i ndodhin trupit kur nuk lahemi

Nëse ju ka interesuar ndonjëherë se si do ishte nëse nuk do laheshim rregullisht, këto janë disa nga gjërat që do ndodhnin. 1. Lëkur...


Nëse ju ka interesuar ndonjëherë se si do ishte nëse nuk do laheshim rregullisht, këto janë disa nga gjërat që do ndodhnin.
1. Lëkura juaj ka nevojë për bakterie të mira
Mbi 1000 specie të bakterieve jetojnë në lëkurën tonë, së bashku me 80 tipe të këpurdhave. Por shumica e këtyre mikrobeve janë në fakt mirë për ne- ato punojnë që të shtyjnë bakterien “e keqe” jashtë ose të mbajnë lëkurën të hidratuar me hidratues natyralë.
Dushet janë mbrojtja jonë kundër bakterieve të neveritshme, kështu që nëse nuk laheni rregullisht dhe pastaj e prekni gojën, hundën apo sytë, po e ekspozoni veten tek mikrobe të dëmshme që mund t’ju sëmurin.
2. Mund të fitosh infeksione të lëkurës
Duke u lidhur me pikën numër një, balanci ndërmjet bakterive “të këqija” dhe “të mira” në lëkurën tonë mund të prishet nëse nuk lahemi aq sa duhet. Nëse nuk e lan trupin, e bën më tëlehtë për mikrobet të shkaktojnë infeksione të lëkurës.
3. Disa sëmundje të lëkurës që i keni përkeqësohen
Nëse nuk laheni fare, balta, djersa, vaji dhe qelizat e vdekura të lëkurës fillojnë të mblidhen. Kjo është edhe më keq për njerëzit që kanë sëmundje kronike të lëkurës si aknet. Moslarja mund ta bëjë edhe më keq.
4. Zhvillohen copa balte në lëkurën tuaj
Dematotos neglecta është një lloj sëmundje e karakterizuar me disa pllaka të trasha dhe ngjyrë kafe që shfaqen në lëkurën tuaj nëse nuk laheni për një kohë të gjatë, sipas Institutit Nacional të Shëndetit (NIH).
Ata përbëhen nga gjëra të ndryshmë si bakteret apo djersa, dhe formojnë një kore të baltes mbi lëkurën tuaj.
5. Mbani erë
Përkundër asaj që thuhet, nuk është djersa ajo që mban erë. Djersa në vetvete është në fakt pa erë. Është B.O.-ja, apo ndryshe quhet bromhidrosis, ajo që mban erë. Kjo ndodh kur bakteriet ushqehen me proteinat dhe acidet në djersë, dhe pastaj i shndërrojnë në kemikale me erë të keqe.

Related

Shëndet & estetikë 7377211902152741566

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item