5 fakte që nuk i dini për eskortat

Edhe pse qëllimi i asaj që ato ofrojnë është në thelb i njëjti, eskortat konsiderohen diçka komplet ndryshe nga prostitutat. Shërbimet...


Edhe pse qëllimi i asaj që ato ofrojnë është në thelb i njëjti, eskortat konsiderohen diçka komplet ndryshe nga prostitutat. Shërbimet e eskortave i çojnë klientët e tyre drejt femrave tërheqëse që nuk kanë probleme me drogën. Meshkujt që marrin eskorta kanë tendencën të jenë më seriozë se sa ata që kërkojnë prostituta. Ata kërkojnë vajza të bukura qoftë edhe për të dalë për një darkë apo për të pirë diçka, dhe në rast se vajza pranon, edhe për marrëdhënie seksuale. Më poshtë janë 5 fakte që ju mbase nuk i dinit për eskortat:
1 – Eskortat vlerësohen në internet
Në epokën e internetit, nuk është aspak surprizë procesi i vlerësimit dhe ofrimit të këshillave për zgjedhjen e një eskorte të veçantë sipas dëshirave. Në faqe të ndryshme si BidDoggie.net, TopKitten.com etj, klientët zgjedhin vajzën që duan në vazë të preferencave të tyre.
2 – Eskortat bëjnë ture udhëtimesh
Në Europën Perëndimore, praktika e “tureve nëpër qytete” e eskortave po kthehet në një fenomen gjithnjë e më të përhapur. Në thelb, eskortat largohen nga vendi i tyre me qëllim rritjen e të ardhurave. Në këto ture, eskortat më të varfëra ekonomikisht, kryesisht ato të vendeve të Europës Lindore, si Ukrainë e Hungari, udhëtojnë në qytetet e Europës Perëndimore për të paktën për dy javë, për të shoqëruar të pasurit.
3 – Eskortat mund të bëjnë shumë para
Në fakt jo të gjitha, por shumë prej tyre arrijnë të bëjnë shumë para. Eskortat e Amerikës së Veriut që punojnë për agjenci të njohura arrijnë të fitojnë nga 150 deri në 400 dollarë për një orë, në varësi të kërkesave dhe shërbimeve që u ofrohen. Por ka dhe eskorta të klasit të lartë që mund të fitojë deri në 1000 dollarë në 1 orë.
4 – Vende të ndryshme ofrojnë shërbime të ndryshme
Ligjshmëria dhe statusi i shërbimeve të eskortave ndryshon në varësi të vendit ku ndodhesh. Në Kanada, vetë prostitucioni është i ligjshëm, por prostitucioni i rrugës është i dekurajuar për shkak të paligjshmërisë së shërbimeve që lidhen me të. Ndërsa shërbimet e eskortave janë të ligjshme. Dhe për ta mbajtur këtë legale, agjencitë punësojnë një ndërmjetës,që organizon një takim mes shoqërueses dhe klientit.
5 – Eskortat kanë një zhargon të fshehtë
Agjencitë e eskortave janë të kujdesshme për të mos reklamuar në mënyrë eksplicite se shoqërueset shkëmbejnë favore seksuale për para. Prandaj, agjencitë dhe klientët kanë krijuar një zhargon dhe kod komunikimi për shërbimet ekstra që duan.

Related

Showbiz 1914182740215456392

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item