43 % e bizneseve italiane nuk paguajnë taksa

Analiza e deklarimeve të marra nga IRES DHE IRAP, të përpunuara nga ministria e Thesarit, tregojnë se bizneset me fitim në 2013 u rrit...


Analiza e deklarimeve të marra nga IRES DHE IRAP, të përpunuara nga ministria e Thesarit, tregojnë se bizneset me fitim në 2013 u rritën me 1.4 %, krahasuar me një vit më parë, ndërsa humbjet janë ulur në -1.5 %.
Rreth 57 % e shoqërive kapitale, sa i përket 2013, kanë deklaruar taksat më shumë se sa zero.
Ndërsa 43 % tjetër nuk ka deklaruar asnjë taksë të paguar. Të dhënat e ministrisë së ekonomisë, nga analizat e marra nga institucionet IRES dhe IRAP, tregojnë se ekonomia italiane në 2013 ka qenë në krizë të plotë, me PBB-në që ra me 0.5% në terma nominalë dhe me 1.7% në terma realë, duke konsideruar kështu efektin e inflacionit.
Në total, të ardhurat totale të bizneseve, rreth 148 mld euro, janë ulur, krahasuar me një vit më parë, me rreth -6.2 %, si pasojë e paqëndrueshmërive të sektorit financiar, raporton Corriere della Sera.
Ministria e Ekonomisë shpjegon, se ndërhyrjet normative në sistemin tatimor, për përshtatjet për kredi, marrin formën e një ulje më të madhe të kostove, kjo falë situatës negative ekonomike të sektorit financiar.

Related

Ekonomi 175122161351825934

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item