400 policë gjerman arrestojnë bosin shqiptar të drogës në Gjermani

Antonio Martini/INA Mëngjesin ne sotëm në pjesën e qytetit Kölnerberg të Gjermanisë, njësitet e policisë antidrogë kanë arrestuar 15 ...

Antonio Martini/INA



Mëngjesin ne sotëm në pjesën e qytetit Kölnerberg të Gjermanisë, njësitet e policisë antidrogë kanë arrestuar 15 persona dhe kanë bastisur afër 50 banesa në një kompleks banimi (Hochhauskomplex “Auf dem Kölnberg”).

Gjatë këtij aksioni policor është konfiskuar një sasi e madhe e drogës, ndërsa është arrestuar edhe koka e këtij grupi kriminel, një 44 vjeçar nga Kosova, njofton korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA.

Gjykata për 3 vite me radhë kishte filluar hetimin e kësaj grupe kriminele, ku gjatë hetimeve është zbuluar se ata kanë shitur me qindra kilogramë drogë.

“Një sistem tejet i modernizuar i kësaj grupe ku si shpërndarës të drogës u përdorën klientët e droguar dhe se kontrolli total i kësaj grupe bëhej nga 44 vjeçari kosovar”, informon për media kryeprokurori i gjykatës në Köln.

Për të parandaluar komunikimin mes të arrestuarve, Gjykata poashtu ka urdhëruar shpërndarjen  e të arrestuarve nëpër burgje të ndryshme në regjion.

Sipas të dhënave, 4 nga të arrestuarit janë të gjinisë femërore, dy nga to ende me nënshtetësi kosovare.

Sistemi i kësaj grupe kishte ndaluar që shpërndarësit të shesin drogë në regjionin e tyre, duke marrë kështu trafikimin e tërësishëm të drogës në regjion.

Gjatë sjelljes së këtij sistemi, grupi i familjes nga Kosova kishte arritur me sukses të largoj që të gjithë konkurrentët duke përfshirë këtu edhe mafinë ruse, si dhe grupin e rokerëve ‘Hells Angels’.

Gjatë bastisjeve të banesave, policia ka gabuar duke hyrë në banesën e një personi, i cili nuk ishte i involvuar në këtë bandë, ku ka goditur 2 persona  të cilët morën lëndime të lehta dhe ka vrarë një qen të tyre.

Gjykata ka shpjeguar se ndaj kësaj familje do bëhet dëmshpërblimi sa më i shpejtë.

Gjatë këtij aksioni morën pjesë rreth 400 policë. Duhet cekur se kjo familje e cila kontrabandonte drogë, dy vite më parë kishte rënë në konflikt me një grupë kontrabandë nga Shqipëria ku gjatë përleshjeve mes këtyre dy grupeve mbetën të vdekur 2 persona.

Atëkohë policia nuk kishte arritur të arrestoj ndonjë nga familjarët e grupës kosovare pasi mungonin provat.

Gjykata ka ngritur akuzat ndaj kësaj familjeje për trafikim të narkotikëve të ndryshme, vrasje, plagosje, dhunë, presion, abuzim të të drejtave njerëzore, anashkalim financash, shpërlarje të parave, trafikim armësh etj etj. (INA)

Related

Top Lajm 8368808377202716387

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item