400 mijë lëndë të grumbulluara në sistemin gjyqësor kosovar

Edhe viti që e lamë pas i la të grumbulluara lëndët nëpër sirtarët e Gjykatave. Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, 160 mijë lëndë jan...


Edhe viti që e lamë pas i la të grumbulluara lëndët nëpër sirtarët e Gjykatave. Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, 160 mijë lëndë janë ende të papërfunduara. Por në këtë Gjykatë thonë se edhe përkundër vështirësive me të cilat u përballën, atë të mungesës së gjyqtarëve gjatë viti 2015-të, arritën që të përfundojnë 140 mijë raste. Prioritet i tyre në vitin që e lamë pas ishte zvogëlimi i lëndëve të vjetra, ku brenda dy viti e gjysmë në këtë Gjykatë kanë arritur të përfundojnë 60 për qind të këtyre lëndëve. Zvarritja dhe mos përfundimi i këtyre lëndëve është edhe shkelje të e të drejtave të qytetarëve, ku siç thonë njohësit e sistemit të drejtësisë, ata asnjëherë nuk e kanë të drejtën që lëndën ta fitojnë në kohë.
Mirëpo edhe përkundër përfundimit të 140 mijë lëndëve në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kryetari i Gjykatës Themelore, Hamdi Ibrahimi, tha për KosovaPress se ende vazhdojnë të ballafaqohen me një numë të madh të lëndëve në të gjitha lëmit.
Ibrahimi shtoi se kjo gjykatë vazhdon ta bartë barrën kryesore, si dhe vazhdon të mbetët e ngarkuar me shumicën e lëndëve që kanë të bëjnë me ekstremizmin fetar dhe terrorizimin, e gjithashtu një numër goxha të madh edhe të lëndëve që kanë të bëjnë me krimin e organizuar.

Related

Lajme 6106727858072379505

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item