25 gjëra që nuk i dini për arin

1. Copëza më e madhe e arit në botë është gjetur në Moliagul, Viktoria, në Australi, në vitin 1869. Ajo peshonte 72 kilogramë dhe u qu...


1. Copëza më e madhe e arit në botë është gjetur në Moliagul, Viktoria, në Australi, në vitin 1869. Ajo peshonte 72 kilogramë dhe u quajt “Mirë se erdhe i huaj” (Vvelcome stranger).
2. Tre prodhuesit më të mëdhenj të arit, përgjegjës për një të tretën e prodhimit botëror janë Kina, SHBA-ja dhe Australia.
3. Sipas të dhënave të Këshillit Botëror të Arit, edhe këtë vit, India mbetet përdoruesi më i madh i arit, pasi ia mori “skeptrin” Kinës në vitin 2014.
4. Nëse i gjithë ari i botës përdoret për ndërtimin e një kablli me trashësi 5 mikrometra, ai do të mund ta mbështillte botën 11.2 milionë herë.
5. Më 3 maj 2007, stampa mbretërore e parave e Kanadasë emetoi një monedhë prej ari të pastër, me peshë 100 kg. Kjo ishte paraja më e madhe dhe më e pastër prej ari që ishte bërë ndonjëherë, me vlerë 1 milion dollarë kanadezë (900 000 dollarë amerikanë).
6. Në vitin 2012, stampa australiane Perth Mint e theu këtë rekord, duke krijuar një monedhë më të madhe, me peshë një ton dhe diametër 80 cm. Monedha kanadeze me vlerë 1 milionë $ kanadezë kishte diametër 53 cm.
7. Banka Federale Amerikane zotëron 7385 tonë ar, në formën e 530 mijë shufrash. Në kulmin e saj, në vitet ‘70, kjo bankë zotëronte mbi 13227 tonë monedha të arta.
8. Prej një onsi ar (28.3 gramë) mund të prodhohen 9 m2 fletë ari.
9. Afro gjysma e arit që zbulohet sot (49%) përdoret për të bërë monedha. India është blerësja më e madhe e arit në botë, afro 822 tonë (e përllogaritur në vitin 2010). Në Indi, gratë zotërojnë afro 19841 tonë ar në formë bizhuterish.
10. Floriri 24 karatësh është relativisht i butë dhe thyhet lehtë. Për këtë arsye, për prodhimin e bizhuterive, preferohet zakonisht një metal më pak i pastër.
11. Ari shpesh përzihet me metale të tjera, me qëllim që të ndryshojë ngjyrë dhe të bëhet më rezistent. Floriri 18 karatësh ka 750 pjesë ar në 1000 pjesë.
12. Ari përdoret edhe në ushqim (ka numrin e 175), që të nxjerrë në pah ndjesinë e luksit, por ai nuk ka asnjë shije. Fletët e arit, leskrat apo pluhuri përdoren në disa ushqime të quajtur “gurme”, zakonisht në ëmbëlsira dhe pije, si zbukurim.
13. Mjekët e dentistët e përdorin arin prej mijëra vjetësh në mjekësi dhe në mbushjen e dhëmbëve. Në shekullin e 20-të dhe të 21-të, u zbuluan edhe më shumë përdorime të arit, ndërmjet të tjerave në terapitë kundër kancerit dhe artritit reumatologjik. Ari është rezistent ndaj baktereve dhe mund të përdoret në transplantet ku ka rrezik të madh infektimi, si në pjesën e brendshme të veshit. Përdoret zakonisht edhe në diagnostikim, si në testet e shtatzanisë dhe në vrojtimin e përparimit të virusit HIV.
14. Një kopje 800 vjeçare e librit të shenjtë të Kuranit u shit me çmimin rekord prej 1 140 500 paundë anglezë në një ankand në Londër. Ky Kuran, i shkruar në vitin 1203, një vepër arti fetare, është Kurani më i lashtë i plotë që njihet dhe është shkruar me ar.
15. Në 1 ton smartphone (afro 10 mijë) gjenden 311 gramë ar. Në 200 laptopë, gjenden 155 gramë ar.
16. Pjesa ballore e kaskës së astronautëve është e mbuluar me një shtresë të hollë ari, që filtron rrezet e dëmshme të diellit.
17. Është më e vështirë të gjesh një copë ari 28 gramëshe sesa një diamant 5 karatësh.
18. 28 gramë ari mund të shtrihen në një kabëll (me trashësi 5 mikrometra) me gjatësi 80 km.
19. Më pak se 175 mijë tonë ar janë zbuluar që prej fillimeve të njerëzimit.
20. Në Johanesburg, në vitin 1885, ndërkohë që gërmonte për gurë, për të ndërtuar një shtëpi, minatori australian Xhorxh Harrison zbuloi një damar ari. Kjo shënoi edhe fillimin e etheve të arit në Afrikën e Jugut.
21. 40 mijë kërkuesit që ishin pjesëtarë të epokës së etheve të arit, në vitin 1849, u quajtën “të 49-tës”. Vetëm një numër shumë i vogël prej tyre u bënë të pasur.
22. I gjithë ari që është zbuluar deri më sot do të mund të futej në një kafaz me sipërfaqe 21 m2.
23. Tradita e donte që marinarët e krishterë të kishin vëthë floriri. Kështu në rast se mbyteshin dhe trupi i tyre dilte në breg, atyre do t’u bëhej një varrim i krishterë.
24. Jul Cezari i dha 200 monedha të arta çdo ushtari, si plaçkë lufte për fitoren kundër Galisë.
25. Mendohet se në oqeanet botërore “rrinë të fshehura” afro 15 mijë tonë ar.

Related

Kuriozitete 2063645145584945509

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item