25 fakte interesante rreth dashurisë dhe seksit

Dashuria është një gjë shumë e bukur, por edhe e çuditshme gjithashtu. Më poshtë janë 25 fakte rreth dashurisë. 1- Burrat të cilët e...


Dashuria është një gjë shumë e bukur, por edhe e çuditshme gjithashtu. Më poshtë janë 25 fakte rreth dashurisë.
1- Burrat të cilët e puthin gruan e tyre në mëngjes, jetojnë 5 vjet më shumë se sa ata që nuk e bëjnë këtë gjë.
2- Kënga e parë për dashurinë është shkruar 4 000 vjet më parë dhe vjen nga një zonë midis Tigrit dhe Eufratit.
3-Nëse vjen momenti për intimitet që në fillim të marrëdhënies, 78% e vajzave nuk pranojnë nëse nuk janë depiluar.
4- Vajzat feministe kërkojnë më shumë se të tjerat të kenë një marrëdhënie romantike.
5- Dy të tretat e njerëzve raportojnë se kanë rënë më shumë në dashuri me dikë që kanë vite që e njohin, se sa me një të sapo njohur.
6- Njerëzit që tregojnë historinë e tyre të dashurisë e bëjnë këtë pasi mendojnë se procesi është jashtë kontrollit të tyre.
7- Dashuria nxit një efekt qetësues në trup dhe mëndje për të paktën një vit, gjë që ndihmon ruajtjen e sistemit nervor.
8- Dashuria ka të njëjtin efekt në trup njësoj si edhe frika e madhe. Te një person i dashuruar shfaqen të njëjtat simptoma si te një person që ndjen një frikë të madhe – zmadhim të bebes së syrit, duar të djersitura, dhe rritje të të rrahurave të zemrës
9- Skanimet e trurit kanë treguar se kur njeriu shikon foto të njeriut të zemrës, truri reagon menjëherë duke treguar dëshirë.
10- Vajzat e fisit Tivi në Pacifikun jugor martoheshin që në lindje.
11- Shërbimi “Detektori i dashurisë” i shpikur nga operatori telefonik KTF supozohet se tregon seriozitetin e njeriut të dashur, nëse ai vërtet është i ndershëm në atë që thotë. Telefoni analizon kordat e zërit për të parë nëse ai flet me dashuri apo jo. Përdoruesi merr një analizë të bisedës nëpërmjet një mesazhi i cili tregon afeksionin, surprizën, përqendrimin dhe ndershmërinë me të cilën ka folur personi tjetër në linjë.
12- Rreth 11 për qind e grave kontrollojnë menjëherë “online” për të parë të dhënat e një personi që e kanë takuar ose që presin ta takojnë, kundrejt 7 për qind të meshkujve.
13- Me kalimin e kohës, partnerët tentojnë të kenë gjithmonë e më shumë të njëjtat sjellje.
14- Njerëzit tentojnë të kthejnë më shumë kokën në të djathtë se sa në të majtë kur puthin dikë (65 për qind e njerëzve e kthejnë kokën në të djathtë).
15- Tradita e unazës së fejesës ka ardhur që në shekullin e 15-të, kur Duka Maximillian i Austrisë i dha një unazë të fejuarës së tij Mary nga Burgundy.
16- Rreth 43 për qind e grave preferojnë që partnerët të mos tregojnë shenja “dashurie” nëse nuk janë të sigurt për një lidhje.
17- Njerëzit që sapo kanë rënë në dashuri tregojnë zvogëlim të hormonit serotoninë, në nivele aq të ulëta sa dhe te një person i sëmurë.
18- Aeroporti Ndërkombëtar i Filadelfias mbahet si numri 1 për lidhjet e dashurisë gjatë kohës së pritjes.
19- Sipas një teorie matematike, ne duhet të takojmë shumë njerëz para se të zgjedhim partnerin e përjetshëm. Sipas probabilitetit vetëm kështu ka më shumë shanse për një çift të suksesshëm.
20- Mjekra e burrave rritet më shpejt kur ata mendojnë për seks.
21- Verona, qyteti italian ku u luajt vepra e Shekspirit “Romeo dhe Zhulieta”, merr rreth 1000 letra çdo vit në adresë të Zhulietës, çdo Valentin.
22- “Nëse një person refuzon një lidhje, personi bie edhe më shumë në dashuri me atë person që nuk e ka pranuar”, thotë Helen Fisher autor i librit “Pse dashurojmë”. Pjesët e trurit që aktivizohen kur ne jemi të gëzuar vazhdojnë të mbeten aktive.
23- Ka një arsye pse ndodhin romancat në zyrë. Rënia në dashuri është shumë e lidhur me afrimitetin. Ngjallet familjariteti, qetësia, afërsia dhe romanca.
24- Një në pesë marrëdhënie dashurie afatgjata ndodhin pasi njëri nga partnerët është i përfshirë në të.
25- Një marrëdhënie romantike i bën të dy partnerët të lumtur. Sa më afër ndihemi, aq më të lumtur jemi.

Related

Erotikë 1245927752674075654

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item