23 vjeçari shqiptar u bë makthi i një rumuneje pasi i vodhi profilin e Facebook

Miqësia virtuale në “Facebook” me një 23-vjeçar shqiptar është kthyer në makth për një vajzë nga Rumania. Pas gati dy vitesh komunikim...


Miqësia virtuale në “Facebook” me një 23-vjeçar shqiptar është kthyer në makth për një vajzë nga Rumania. Pas gati dy vitesh komunikim në këtë rrjet dhe në “Skype”, shoku i saj shqiptar i ka vjedhur adresën në “Facebook” dhe ia ka fshirë atë.
Më tej, me të dhënat e saj ai ka hapur një profil të ri, ku ka shtuar si miq të njohurit, kolegët, mësuesit dhe familjarët e saj. Në këtë profil i riu nga Tirana, A.M., ka postuar foto nudo të rumunes dhe një video intime të saj. Me gjithë lutjet e vajzës ai i ka kërkuar asaj para për t’i hequr fotot dhe videon. Po ashtu ai ka këmbëngulur që ta takonte atë teksa ajo ndodhej në Belgjikë për llogari të një projekti me kolegët e saj.
Gjithë historia është rrëfyer nga shtetasja rumune, me iniciale P.C., në denoncimin që ajo ka bërë në Policinë e Shtetit kundër 23-vjeçarit. Denoncimi i saj është bërë përmes një emaili në Policinë e Shtetit, ku ajo është shprehur se shoku i saj shqiptar po i vështirësonte jetën përmes presioneve dhe shantazhit të tij, raporton Panorama.al
Pas hetimeve të kryera janë krijuar dyshime të arsyeshme se A.M. është autor i shantazhit të kryer ndaj rumunes. Pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për sekuestrimin e të gjithë kompjuterëve dhe pajisjeve elektronike që përmbajnë korrespondenca elektronike në banesën e 23-vjeçarit A.M.
Sipas Prokurorisë, i riu dyshohet për kryerjen e veprave penale të “falsifikimit kompjuterik” dhe të “hyrjes së paautorizuar kompjuterike”.
DENONCIMI
E-maili i parë denoncues i rumunes P.C. ndaj shokut të saj shqiptar në Policinë e Shtetit ka mbërritur në 12 prill 2014.
Pasi ka rrëfyer tmerrin që po përjetonte, ajo ka thënë se kishte prova për të gjitha komunikimet e saj me 23-vjeçarin, një pjesë të të cilave ia ka vënë në dispozicion policisë.
Në një email të dytë, në përgjigje të kërkesës së Policisë për detaje më të hollësishme, si dhe një kallëzim që kishte bërë ndaj shqiptarit në policinë belge, ajo ka rrëfyer se me të dyshuarin ishte njohur në dhjetor 2011 dhe komunikimi mes tyre kishte qenë normal deri në momentin që ai i kishte sulmuar llogarinë e saj në “Facebook”, krijimin e llogarisë së re dhe postimin e fotove nudo dhe të videos.
Me mendimin se do të ndalonte sulmin, P.C. i ka dërguar një transfertë monetare prej 300 eurosh 23-vjeçarit, në prill 2014. Sipas saj, edhe pas këtij fakti, në 8 maj 2014 i riu ka ngacmuar kolegët e saj.
Referuar kallëzimit të P.C. për policinë shqiptare dhe atë belge, gjatë kohës që ndodhej në Belgjikë, A.M. kishte kontaktuar me kolegët e saj përmes adresës së re dhe kishte siguruar të dhëna për të.
Më pas ai i ka kërkuar takim. I riu i ka thënë se ishte në Amsterdam dhe se do ta takonte ato ditë. Ajo ka këmbëngulur që nuk donte të kishte asnjë lloj kontakti apo komunikimi me të.
Megjithatë, A.M. e ka fyer dhe e ka kërcënuar me faktin se ai dinte hotelin ku ajo ndodhej. E shqetësuar për sigurinë e saj, shtetasja rumune ka bërë kallëzimin në autoritetet policore vendase, duke menduar se ai ishte një person agresiv dhe i rrezikshëm./ Panorama

Related

Kronika 748705916803770204

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item