2016, fundi i lojërave për Vladimir Putin?

“Duhet të themi të drejtën, epoka e naftës ka marrë fund dhe Rusia ka humbur sfidën me konkurrentët”. Fjalët e German Gref në një ko...


“Duhet të themi të drejtën, epoka e naftës ka marrë fund dhe Rusia ka humbur sfidën me konkurrentët”.
Fjalët e German Gref në një komunikim me mediat duken të rënda. Por 50-vjeçari me origjinë gjermane, lindur në Kazakistan nga një familje e dëbuar, nuk është një njeri dosido, apo një ekspert i zakonshëm që nuk ka asnjë përgjegjësi mbi shpatulla.
Është administratori i deleguar i Sberbank, banka e parë shtetërore ruse dhe ish-ministër i Zhvillimit Ekonomik për 7 vjet. Bashkë me Alexei Kudrin ai konsiderohet si arkitekti i transformimit ekonomik të Rusisë në epokën Putin. Me pak fjalë, është një anëtar i sistemit, një sistemi që kur nisi pikiata e çmimit të naftës është më i rrezikuar se kurrë.
Sipas Gref, në aspektin pasuror, diferenca mes atyre që do të arrijnë të fitojnë sfidën e ekonomisë së dijeve dhe atyre që do të mbeten në një zhvillim të kategorisë B do të jetë shumë më e madhe nga ajo e regjistruar gjatë revolucionit industrial. Dhe sipas njeriut kyç të ekonomisë ruse, në këtë drejtim Rusia e ka humbur sfidën.
Viti i ri 2016 e gjen Rusinë me pozita të frikshme edhe në opinionin e ekspertëve të tjerë. “Bilanci publik, ashtu siç është konceptuar, është i qëndrueshëm vetëm nëse çmimi i naftës është 82 dollarë për fuçi”, ka sqaruar ministri i Financave, Anton Sliuanov.
Për vitin që sapo ka nisur është programuar një buxhet emergjence duke u bazuar në një çmim mesatar prej 50 dollarësh. Por ari i zi qarkullon tashmë nën 30 dollarë. Nëse situata vazhdon kështu, në syrin e ekspertëve, emergjencat do të vijnë njëra pas tjetrës.
Kremlini ka urdhëruar mbajtjen e testeve të stresit duke marrë në konsideratë 3 skenarë: ferri, ku çmimi do të arrijë në 25 dollarë për fuçi; purgatori, me çmimin 35 dollarë; dhe parajsa, me çmimin 45 dollarë.
Shifra këto që do të mundësonin mbajtjen në këmbë të planit aktual të qeverisë ruse. Por rubla është në rënie të lirë dhe ka shënuar minimumin historik si kundrejt euros ashtu edhe ndaj dollarit. Inflacioni “fluturon” në nivelin 12.5 për qind, rrogat vazhdojnë të ulen dhe cilësia e jetesës të përkeqësohet.
Fondet rezervë kanë filluar të preken dhe nëse gjërat nuk ndryshojnë, ato mund të shkojnë në zero në xhiron e dy vjetëve. Kjo ka bërë që Banka Qendrore të rekomandojë shtyrjen e defiçitit deri në kufirin maksimal të borxhit publik prej 25 deri në 30 për qind, me qëllim ruajtjen e fondeve. Por me çfarë çmimi?
Sido që të shkojnë gjërat, në të ardhmen e Rusisë parashikohet një zgjidhje e vetme: shkurtimet, të cilat do të jenë të rënda. Dhe rreziku nuk konsiston vetëm në reduktimin e shpenzimeve të rrjedhshme, që do të gërryenin thesarin e popullaritetit të “carit” Vladimir Putin. Jo. Në rrezik është mbi të gjitha plani i zhvillimit që presidenti ka në plan për të ardhmen: të hedhë sytë nga Lindja.
Cari mbase ka një plan rezervë, por ndoshta është shumë vonë që ai të funksionojë./ TCH

Related

Top Lajm 5372466368733796917

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item