11 fakte që nuk i dini për Egjiptin e lashtë

Egjipti i lashtë ka qëndruar si një nga qytetërimet më të përparuara të botës për gati 3000 vjet dhe ka krijuar një kulturë të pasur d...


Egjipti i lashtë ka qëndruar si një nga qytetërimet më të përparuara të botës për gati 3000 vjet dhe ka krijuar një kulturë të pasur dhe fushën e vet. Por ndërsa arti, arkitektura egjiptiane kishin krijuar objektet e tyre magjepsëse, ka shumë fakte që ju ndoshta ende nuk i dini në lidhje me ndërtuesit e piramidave:
Kleopatra nuk ishte egjiptiane
Në Egjiptin e Lashtë nuk ka figurë më të njohur se sa Kleopatra. Por ajo lindi në Aleksandri dhe ishte pjesë e një ligje të gjatë të greko-maqedonasve me origjinë nga Ptolemeu I, një prej togerëve më të besuar të Aleksandrit të Madh. Në fakt, Kleopatra njihet si ndër anëtaret e para të dinastisë së Ptolemeut që ka folur gjuhën egjiptiane.
Egjiptianët e lashtë nënshkruan një nga traktatet më të hershme të paqes
Për më shumë se 2 shekuj, egjiptianët luftuan kundër Perandorisë së Hiteut për kontrollin e tokave në Sirinë e ditëve të sotme. Konflikti u përshkallëzua në luftime të përgjakshme. Por duke qenë se si egjiptianët ashtu edhe hitejtë kërcënoheshin nga popujt e tjerë, Mbreti hitej Hattusili negocioi një traktat paqeje. Marrëveshja i dha fund konfliktit dhe u pranua që të dy mbretërit do ndihmonin njëri tjetrin në rast se sulmoheshin nga një palë e tretë.
Egjiptianët e lashtë i dashuronin lojrat
Pas një dite të gjatë në punë përgjatë lumit Nil, egjiptianët shpesh relaksoheshin duke luajtur lojëra. Disa nga emrat e lojërave që ata luanin ishin “Mehen”, “jackals”, apo “Senet”. Këto lojëra datonin që nga vitin 3500 para erës sonë. “Senet” ishte loja më e famshme në Egjiptin e Lashtë që luhej në një tabelë të gjatë të ndarë në 30 kuadratë. Historianët akoma debatojnë për rregullat ekzakte të lojës Senet.
Femrat egjiptiane kishin një gamë të gjërë të drejtash dhe lirish
Edhe pse shiheshin në jetën publike e shoqërore si më inferiore se meshkujt, femrat egjiptiane gëzonin një pavarësi ligjore e financiare. Ato mund të blinin dhe të shisnin prona, të shërbenin në juri, dhe të merrnin pjesë në kontratat ligjore. Femrat egjiptiane nuk punonin jashtë shtëpisë, por ato që punonin merrnin një pagë afërsisht të barabartë me punët e meshkujve.
Punëtorët egjiptianë ishin të njohur për organizimin e grevave të punës
Edhe pse ata e konsideronin Faraonin si një lloj Perëndie të gjallë, punëtorët egjiptianë nuk ishin të frikësuar për të protestuar për kushte të mira pune. Rasti më i njohur është ai i shekullit të 12 para Lindjes së Krishtit, gjatë regjimit të faraonit Ramses. Kur punëtorët u angazhuan për të ndërtuar nekropolin mbretëror në Medina, ata nuk morrin pagën e tyre të zakonshme, kështu që organizuan një nga grevat e para në histori.
Faraonët egjiptianë ishin shpesh mbipeshë
Arti egjiptian i përshkruan faraonët si elegantë nëpër statuja, por nuk kanë qenë gjithnjë të vërteta. Dieta egjiptiane me birrë, verë , bukë dhe mjaltë ishte e pasur në sheqerna dhe studime të shumta kanë treguar masën e belit të faraonëve. Ekzaminimet e mumjeve kanë treguar se shumë nga sunduesit e Egjiptit ishin të pashëndetshëm e shpesh mbipeshë. Shumë prej tyre vuanin edhe nga diabeti.
Piramidat nuk u ndërtuan nga skllevërit
Jeta e një ndërtuesi piramidash nuk është e lehtë. Punëtorët më vonë kanë treguar shenja sëmundjeje si artrit apo probleme të tjera. Faktet tregojnë se varret masive u ndërtuan jo nga skllevërit por nga punëtorë me pagesë. Këto ndërtues të punimeve antike kishin edhe aftësi artizanësh, madje disa prej tyre kanë qenë edhe punues veprash arti. Grafitët e gjetura nëpër muret e monumenteve tregojnë se ndërtuesit shpesh vinin emrat e tyre në to.
Mbreti Ttut mund të jetë vrarë nga një hipopotam
Çuditërisht shumë pak dihet për jetën e faraonit Tutankhamen, por dis historianë besojnë se ata e dinë se si ai vdiq. Skanimet e bëra në trupin e mbretit djaloshar, treogojnë se ai u gjet pa zemrën dhe pa zgavrën e gjoksit. Pra nga studimet mendohet se ai ka vuajtur një plagosje të rëndë përpara se të vdiste. Sipas epistemologëve ka shumë gjasa që ai të jetë goditur nga një hipopotam.
Doktorët ishin të specializuar në fusha të ndryshme
Një mjek i lashtë konsiderohej një njeri që merrej me të gjitha sëmundjet, por provat tregojnë se në Egjipt doktorët shpesh fokusoheshin vetëm në shërimin e një pjese të trupit të njeriut. Kjo formë e hershme mjekësore ishte modeli i parë i specializimit në fusha të caktuara dhe daton që nga viti 450 para Lindjes së Krishtit. Ky lloj modeli u vu re për herë të parë nga udhëtari dhe historiani Herodoti.
Egjiptianët mbanin shumë kafshë shtëpie
Egjiptianët i shikonin kafshët si mishërim i perëndisë dhe ishin ndër qytetërimet e para që mbanin kafshë shtëpiake. Egjiptianët donin veçanërisht shumë macet, të cilat ishin të lidhura me perëndeshën Bastet. Megjithatë nderonin edhe kafshë të ndryshme si majmunin, luanin, qentë etj. Shumë nga këta kafshë kishin një vend të veçantë në shtëpinë e egjiptianëve dhe pasi ngordhnin balsamoseshin.
Egjiptianët e të dyja gjinive bënin make-up
Përpjekja për t’u dukur mirë është një cilësi e vjetër po aq sa dhe njerëzimi dhe egjiptianët e lashtë nuk përbëjnë përjashtim. Si femrat ashtu edhe meshkujt vinin sasi me bollëk grimi në fytyrë, me të cilën besonin se u jepte atyre mbrojtjen e perëndive Horus dhe Ra. Pjesët që lyheshin më së shumti ishin sytë, ndërsa femrat filluan të lynin edhe faqet dhe buzët me të kuqe. Egjiptianët besonin se makeup-i i tyre kishte aftësi magjike rikuperuese.

Related

Kuriozitete 8714707878507656375

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item