10 strategjitë e liderëve inspirues

Dëshironi të frymëzoni të punësuarit, klientët dhe bashkëpunëtorët tuaj? Këtu janë disa tipare të personave inspirues që mund t’j...


Dëshironi të frymëzoni të punësuarit, klientët dhe bashkëpunëtorët tuaj?
Këtu janë disa tipare të personave inspirues që mund t’ju ndihmojnë të motivoni të tjerët.
 Bëjnë lidhje të përhershme
Si në rast se personat takohen në internet ose personalisht, njerëzit inspirues mund ti bëjnë këto lidhje ‘të gjalla’. Ata kujtojnëme kë janë prezantuar si dhe mbajnë mend detaje në lidhje me jetën e tyre.
Bashkojnë njerëzit
Liderët inspirues gjithmonë përpiqen ti bashkojnë njerëzit të cilët kanë interesa të përbashkëta. Kjo jo vetëm që mund të forcojë rrjetin e tyre por ndihmon në zgjerimin e tij.
Besojnë se njerëzit janë të mirë
Liderët inspirues besojnë se, kur i jepet një zgjedhje, shumica e njerëzve janë të mirë dhe i shohin veprimet e tyre në kontekstin e një komuniteti më të madh. Kjo mund të jetë një pikenisje më pozitive se alternative: e të qënit paranojak se mund të lëndohen në fund.
Mirëpresin personat që nuk pajtohen me ta.
Liderë të tillë mund të ftojnë vazhdimisht pikëpamje të ndryshme. Ata në të vërtetë dëgjojnë dhe kuptojnë pse të tjerët mund të mos pajtohen me të njëjtat ide.
I kushtojnë veten një kauze
Liderët inspirues priren të jenë në rrugën e tyre autentike. Ato nuk mund të pengohen nga mendimet e njohura dhe ndihen comfort me besimet e tyre.
Veprojnë pa frikë, madje edhe kur frikësohen.
Të tillë liderë edhe pse mund të ndihen të frikësuar, lëvizin përpara me veprimet gjithsesi.
Ofrojnë për komunitetin.
Ata i japin komunitetit të tyre, edhe pse nuk mund të përfitojnë personalisht nga ai.
Tregojnë mirënjohje.
Këta liderë tregojnë ndjeshmëri dhe mirënjohje për të tjerët dhe janë në gjendje të festojnë sukseset e tyre edhe nëse kanë dështuar në operacionet e tyre.
Tregojnë histori të dobishme.
Këta tipe liderësh janë në gjendje të ofrojnë histori të vërteta nga jeta e tyre dhe ti kthejnë ato në mesazhe motivuese që kanë mësim të vyer.
Janë të përgjegjshëm dhe të besueshëm
Liderët inspirues janë aty për të tjerë kur duhet. Ata janë gjithmonë në gjendje të përgjigjen kur është më shumë e nevojshme.
Kjo ndodh për shkak të dëshirës së tyre për të ndihmuar dhe vendimit të tyre për të bënë në prioritet përgjegjshmërinë kundrejt aktiviteteve të tjera./monitor

Related

Psikologji 9004727933279870698

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item