10 mijë refugjatë të mitur janë zhdukur nga tregu prostitucionit e skllavërisë në Europë

Më shumë se 10 mijë fëmijë migrantësh të pashoqëruar janë rezultojnë të zhdukur gjatë 18 deri 24 muajt e fundit, sipas agjencisë evropi...


Më shumë se 10 mijë fëmijë migrantësh të pashoqëruar janë rezultojnë të zhdukur gjatë 18 deri 24 muajt e fundit, sipas agjencisë evropiane të policisë, Europol, me frikën se shumica e tyre mund të jenë shfrytëzuar, sidomos seksualisht, nga krimi i organizuar.
Kjo shifër është e konfirmuar nga shërbimi i shtypit i Europol-it.
Sipas Brian Donald, përgjegjës në Europol, i cituar nga e përdyjavshmja britanike ”The Observer”, gjurmët e fëmijëve janë zhdukur pas regjistrimit të tyre nga autoritetet evropiane.
Të paktën gjysma e tyre janë zhdukur në Itali.
“Flasim për 10 mijë fëmijë. Megjithatë, besojmë se jo të gjithë janë shfrytëzuar për qëllime kriminale”, thekson Donald.
”Të paktën një milion migrantë kanë mbërritur në Evropë gjatë vitit 2015, kriza më e madhe migratore që nga Lufta e Dytë Botërore”, sipas Europol-it, cituar nga ”The Observer”

Related

Top Lajm 7890746394036739441

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item