MAGJISTRJA E DREJTËSISË QË KUJDESET PËR 300 DELE: Njihuni me bareshën më të shkolluar në Ballkan!

Magjistre e shkencave, por është bërë bareshë Kam mundur të zgjedh se ku të jetojë dhe me çka të merrem, kjo më ndihmoi për të kup...


Magjistre e shkencave, por është bërë bareshë

Kam mundur të zgjedh se ku të jetojë dhe me çka të merrem, kjo më ndihmoi për të kuptuar se çka dua realisht.

Snjezhana Anokiç Rogalo, me siguri është baresha më e arsimuar në Kroaci. Është magjistre në drejtësi, flet italishten, është shofere profesioniste në kategoritë A, B, C dhe E,megjithatë, ajo bashkë me burrin Darkon, jetesën e sigurojnë me fermën e tyre të deleve në Dobrogoshçe, një vendbanim me pesë shtëpi dhe 13 banorë, dhjetë kilometra larg qytetit Çaglin, transmeton Flurudha.

- Kam pasur mundësinë të zgjedh se ku të jetojë dhe me çka të merrem, kjo më ndihmoi ta kuptojë se çfarë dua realisht. Dua të jetojë në natyrë dhe të jem e zoja e vetvetes.

Rininë ajo e kaloi në Bogdanovci afër Vukovarit, kurse kur plasi lufta, si 19-vjeçare që ishte iku në Itali. Familja e saj u vendos në rrethin e Gjakovës, në Kroaci. Gjatë viteve në vazhdim me korrespodencë i ndoqi studimet për drejtësi në Osjek. Në Gjakovë u njoh me burrin e saj të ardhshëm, i dha provimet për shofere, magjistroi, lindi Andrean dhe Matean, dha mësime italishteje në një shkollë, vizitoi shumicën e vendeve të Evropës, Egjiptin, Indinë…

- Babai dhe daja janë marrë me bagëti dhe mbase prej tyre kam trashëguar këtë dashuri. Prandaj me burrin vendosëm të gjejmë një vend të përshtatshëm për këtë profesion. E gjetëm në Dobrogoshçe, ku ka shumë tokë dhe pak njerëz, vend ideal për fermë.Blemë shtëpi dhe tokë dhe kemi arritur shumë sukses pa ndihmën e askujt, pa kredi nga shteti.


Snjezhana dhe Darko kanë arritur që të kenë 27 hektarë tokë në Dobrogoshçe dhe 300 krerë bagëti .Probleme me shitjen nuk kanë. Kanë arritur edhe të kursejnë, kurse shtëpi kanë edhe në Gjakovë./flurudha.com

Related

Lajme te rralla 2620542463826786349

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item